Është liruar nga burgu polici i stacionit policor të Gruemirës në Shkodër, Behran Bajrakurti. Gjykata e ka lënë efektifin me masën “detyrim paraqitjeje”.
Ai u arrestua më 11 shkurt pas publikimit të një videoje me përmbajtje seksuale nga një portal lajmesh dhe një akuze të pretenduar për ngacmim seksual të një vajze të mitur.
Bajrakurti e ka mohuar se ka ngacmuar seksualisht të miturën, që nuk është gjetur ende ndërsa nga komisariati i policisë së Malësisë së Madhe dhe Shkodrës nuk ka asnjë denoncim të regjistruar ndaj Bajrakurtit.
Prokuroria po heton për zbardhjen e ngjarjes për të cilën akuzohet efektivi.