Vendosni fjalën kyçe....

Manipulim zgjedhjesh në SHBA, përsëriten zgjedhjet për Kongres në Karolinën e Veriut


Në Karolinën e Veriut do të zhvillohen zgjedhje të reja për një vend në kongres pas një hetimi për vjedhje votash për një kandidat republikan.

Një konsulent për fushatën e Mark Harris-it akuzohet se ka manipuluar me votat, duke hedhur vetë vota të parregullta në kuti gjatë zgjedhjeve në mes të nëntorit.

Harris, i cili deklaroi se kishte fituar ndaj rivalit demokrat Dan McCready, pas këtij skandali u shpreh se do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Anëtarët e bordit të zgjedhjeve, tri demokratë dhe dy republikanë unanimisht vendosën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas një jave shqyrtimi të çështjes.

Zyrtarët nuk kanë dhënë një datë për votimin e radhës, ndërkohë që distrikti i nëntë i këtij shteti nuk do të ketë një përfaqësues në Washington derisa populli të shpallë fituesin e ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *