Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë, ka dhënë disa detaje nga diskutimet me anëtarët e saj.
Basha ka vënë theksin të vendimi për ngritjen e shtabeve për organizimin e protestave si edhe ndërthurjen e tyre me shpalosjen për qytetarët të vizionit që PD-ja ka për alternativën e qeverisjes.
“Është marrë një vendim i rëndësishëm për ngritjen e shtabeve për organizimin e protestave të fuqishme në të gjithë vendin.
Gjithashtu do bëhet shpalosja e programit dhe alternativës së qeverisjes, dhe do e bëjmë këtë për të gjitha kategoritë e shqiptarëve dhe do japin vizionin tonë për Shqipërinë. Do bëjmë një ndërthurje proteste me shpalosjen e programin”- u shpreh Basha nga selia blu.