Një mësues ka denoncuar se të gjithë arsimtarët në mbarë vendin po kontrollohen sipas një skeme të përgatitur nga qeveria dhe ministrja Shahini.
Sipas denoncuesit, mesazhi i të cilit është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”, të gjithë mësuesit duhet të bëhen pjesë e një gupi të përbashkë në “Whatsapp”.
Në këtë grup përvec numrit të drejtorit të drejtorisë arsimore, drejtorit të shkollës dhe mësuesve, është edhe numri i këshilltarit të ministres Shahini.
“Urdheri i ri i kakistokrateve te arsimit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Shih cfare u bejne mesuesve Doktor. U kane kerkuar qe te infiltrojne nr (me thone eshte e keshilltarit te ministres). Komtrollojne krejt komumikimin mes mesuesve.
Ua kane cuar me urdher nga drejtorite arsimore.
Përshëndetje!
@+355 68 272 9727 do të jetë kontakti përmes të cilit do të bëhen komunikimet në grupe.
Siç edhe ju kemi komunikuar më parë, *duhen hapur grupet e ëhatsapp-it me të gjithë mësuesit e secilës shkollë*.
Pra, çdo drejtor shkolle ka një grup, ku janë të gjithë mësuesit e shkollës që drejton. Në këtë grup do të shtohet edhe ky numër @+355 68 272 9727
Grupet duhet të emërohen në këtë formë:
“DAR ____ / (emri i shkollës)” ose “ZA _____ / (emri i shkollës)”
P.sh. “DAR Tiranë/Jeronim de Rada” ose “ZA Kurbin / Gjokë Elezi”.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin tuaj,
Gjithë të mirat!”