Vendosni fjalën kyçe....

Ndoshta ata kishin të drejtë


Nga Klodian Tomorri

Ne vitin 1919, teza kryesore permes te ciles armiqte e Shqiperise kerkonin asgjesimin e shtetit shqiptar ishte vetem nje; Keta jane barbare te pazote per t’u qeverisur vete, ndaj nuk mund te lihen shtet i pavarur.

Fati yne ishte, qe ne Paris kishim nja dy tre burra me mend, si Fishta, Gurakuqi apo Mustafa Kruja se Shqiperia sot ndoshta nuk do te ekzistonte.

Askush nuk e di nese kjo do ishte me mire apo me keq. Por e verteta eshte se serbet, greket, malazezet dhe kushdo qe avanconte tezen se shqiptaret jane te pazote per t’u veteqeverisur, kishin te drejte. Historia e ka provuar kete ne çdo dite, e madje cdo sekonde, per plot nje shekull te tere.

Diku pas mbarimit te Luftes se Dyte, Shqiperia ishte ftuar te merrte pjese ne nje konference nderkombetare. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Enver Hoxha, te cilin gjate udhetimit, thuhet se e zene ca kriza ne Bari te Italise. Tuk Jakova, i cili ishte i vetmi ne delegacion, qe dinte italisht, i sugjeron Enverit, te vizitohet tek nje mjek italian, qe ishte dashamires ndaj shqiptareve.

Pasi mbaron viziten, mjeku del dhe i thote Tuk Jakoves: Me vjen shume keq per popullin tuaj.

-Pse, e pyet Jakova.

-Ky eshte udheheqesi i trete shqiptar qe kam vizituar me diagnoze skizofrenie. Me pare kishte vizituar Sulejman Delvinen dhe Ahmet Zogun.

Nese do kishte vizituar ata qe erdhen me pas, besoj psikiatri italian do kishte kaluar edhe vete ne skizofreni. Kete çorbe dime te gatuajme ne.

Shqiperia eshte rast unikal ne bote ne shume drejtime. Nuk besoj te kete ndonje vend tjeter ne planet, perfshire dhe ato te botes se trete, ku njerezit me te famshem ne publik, nuk jane profesoret, akademiket apo mendjet brilante, por banditet dhe kriminelet.

Ashtu siç nuk ka vend tjeter ne bote, qe çon ne parlament vrases, perdhunues, evazore apo kriminele te forte. Dhe kam frike se faji nuk eshte vetem i atyre qe i emerojne. Nese sot, ne cdo cep te Shqiperise, vendos perballe ne zgjedhje, nje bandit te forte te kamufluar me emrin biznesmen dhe nje akademik apo profesionist te ndershem, gjasat qe ky i dyti te fitoje jane diku afer zeros.

Eshte tregu qe do dhune. Ne te shumten e rasteve, oferta ndjek kerkesen. Prandaj sa here qe na lene vetem, i veme zjarrin vetes ne.

Bota e ka kuptuar me kohe kete. Dhe kishin te drejte. Tani e kemi ndezur serish shkrepsen dhe presim qe te vijne prape ata te na shpetojne. Ndoshta do vijne do na shpetojne prape. Por edhe pas kesaj, ne serish do bejme ate qe dime te bejme. Shkrepsen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *