Vendosni fjalën kyçe....

Nuk dorëzoi mandatin, Kryesia e PD-së shkarkon deputetin Murrizi


Kryesia e PD-së ka vendosur shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi t’i bashkohet vendimit të Grupit për të dorëzuar mandatin.

Kryesia ka vendosur si pikë të tretë propozimin për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia të deputetit Myslim Murrizi, i cili nuk pranoi t’i bashkohet vendimit të Grupit për të dorëzuar mandatin.

Basha nga Kryesia tha se pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.

“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.”-u shpreh Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *