Që prej orës 18:00, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e partisë që drejton ku në rend të ditës janë 3 pika.
Pika e parë e rendit të ditës është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.
“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet etj. Të nisim punën sepse mund të jemi me zgjedhjet prapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”, është shprehur Basha gjatë mbledhjes.
Pika e dyte është, ngritja e shtabeve të punes dhe pika e trete është, propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anetarësia e deputetit të qarkut Fier, Myslym Murrizit, për shkeljen e vendimit te grupit parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombetar të PD.
Aktualisht, po diskutohet për pikën e parë.