Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Altin Dumanin, si kreun e ri të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda.
Dumani do zëvendësojë në këtë pozicion Artan Bajramin, i cili u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e vettingut.
Vendime të tjera që u morën nga KLP-ja në mbledhjen e sotme ishin caktimi i Ardjan Nezha në Prokurorinë e Pukës si dhe ai i Rozeta Qirjaqit, si drejtuese në Prokurorinë e Apelit të Korçës.
Lidhur me kërkesën e LSI-së për shkarkimi e Arta Markut si Kryeprokurore, KLP-ja ka deklaruar se kjo gjë është jashtë kompetencave të këtij institucioni.
Shkarkimi i Arta Markut u kërkua nga opozita e bashkuar lidhur me rastin e Bujar Sheshit, i cili u kandidua si anëtar i KLP-së, pa u verifikuar më parë pastërtia e figurës së tij.
Kreu i KLP-së, Ibrahimi, në një deklaratë për mediat deklaroi se në përgjigjen zyrtare të ditës së nesërme, do sqaronte se cili institucion është përgjegjës për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e Arta Markut.