Punonjësit e bashkisë në qytetin e Pukës kanë gjetur disa municione në mëngjesin e sotëm. Mësohet se ndërsa kishin nisur pastrimin, punonjësit kanë konstatuar një predhë gjatë kohës së rehabilitimit të një sheshi pranë një zone të banuar.
Ata menjëherë njoftuan policinë e cila sekuestroi predhën, për të shmangur rrezikun për banorët e zonës.
Në qytetin e Pukës edhe më parë gjatë pastrimeve janë gjetur predha e armë. Ende nuk dihet se cilës periudhe i përket predha e gjetur sot.
Vijon…