Vendosni fjalën kyçe....

Pse babai nuk po i flet më Bebe Rexhës


Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka sjellë videoklipin e këngës së saj më të re, “Last Hurrah”. Mirëpo babai i saj tipik shqiptar, duket se nuk po i flet më për shkak të skenave në videoklip.

“Babai im akoma nuk po më flet pasi pa videon time të Last Hurrah“, shkruan Bebe.

Në këtë videoklip, Bebe vjen si engjëll e si djall dhe luan skena mjaft intime dhe provokuese. Ajo shfaqet në skena puthjesh me femra e meshkuj, dhe e quan këtë natë si “çmendurinë” e fundit para se t’i kthehet normalitetit.

Bebe flet në këngë për fundjavën e fundit ku do të konsumohet drogë, cigare, alkool dhe në fund çdo gjë do të jetë si më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *