Templates by BIGtheme NET

Rama me tezën e re: Opozita në panik, drejtësia ka disa punë me ta!

Pas tezës së djegia e mandateve të opozitës do pengonte integrimin e vendit në BE, një tjetër tezë është artikuluar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Ramës, tani opozita hoqi dorë nga pushteti se është në panik pasi drejtësia ka disa punë me ta.

“Ata janë në panik sepse e shohin që nuk ka asnjë mundësi që ta pengojnë drejtësinë, nuk kanë asnjë mundësi t’i mbyllin rrugën drejtësisë dhe e dinë gjithë shqiptarët se drejtësia ka disa punë me ta. Ata duke braktisur kuvendin dhe duke u përpjekur si i mbyturi që kapet pas fijes së barit dhe ta udhëheqin këtë vend në rrugën e destabilitetit, për ta bërë tym e flakë dhe të largohen në këtë mjegull, nuk ka asnjë shans të funksionojë!”, komentoi Rama, pas vendimit të djeshëm për të mos dhënë dorëheqjen dhe shtrirjes së dorës për dialog ndaj opozitës.

Mesazhet Rama i dha para qytetarëve që kishte mbledhur në Gjirokastër.

MESAZHET E PLOTA:

“Së pari ata e dinë shumë mirë që ata nuk kanë asnjë shans që të na mundin dhe e thonë vetë.

Lulzimi nuk e përballon dot një humbje tjetër se ai që e mban aty dhe ata që e kanë sjellë, nuk do ta mbanin dhe prandaj thotë më mirë të iki.

Ata janë në panik sepse e shohin që nuk ka asnjë mundësi që ta pengojnë drejtësinë, nuk kanë asnjë mundësi t’i mbyllin rrugën drejtësisë dhe e dinë gjithë shqiptarët se drejtësia ka disa punë me ta. Ata duke braktisur kuvendin dhe duke u përpjekur si i mbyturi që kapet pas fijes së barit dhe ta udhëheqin këtë vend në rrugën e destabilitetit, për ta bërë tym e flakë dhe të largohen në këtë mjegull, nuk ka asnjë shans të funksionojë!

Nuk është mirë që ata u larguan por është pak po e sigurtë që ata Shqipërinë mbrapa nuk kanë për ta kthyer dot!

Fatkqeësisht nga veprimet e tyre dëmtohen njerëzit e zkaonshëm, ata që kanë një biznes, ata që merrem me tregëtim konsumi, konsumatorët, kjo ka ndodhur gjatë këtyre ditëve kur ata kthyen fantazmën e dhunës mbi unstitucion.

Të jeni të sigursë se ne jemi me të drejtën dhe se ne në rrugën tonë të drejtë do të jemi më shumë pasi më shumë njerëz do të kuptojnë qartësisht që politika e sherrit, rrëmujës, përçarjes për të arritur deri në dëmtimin e interesave të vendit dhe imazhit të vendit nuk është politika që sjell të mira për vendin dhe familjet e tyre!”/Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*