Vendosni fjalën kyçe....

Rita Ora rrëfen momentin e vështirë: Isha 13 vjeçe kur kuptova se mami im kishte kancer (VIDEO)


Vera Ora prej disa muajsh është përzgjedhur ambasadore nderi në organizatën e bamirësisë “Future Dreams” në Londër. Ajo ka publikuar një video të vajzës së saj Rita Ora, e cila tregon se ka qenë vetëm 13-14 vjeçe kur ka kuptuar se nëna e saj vuante nga kanceri.

“Kur mamaja ime më tha se po merrte pjesë në fushatën me Melissa Odabash, kundër kancerit të jgirit, unë mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’.

Jam e lumtur që ky bashkëpunim është bërë një histori kaq frymëzuese. U ndjeva shumë krenare që ajo ishte mami im dhe ajo dukej kaq bukur në të gjitha fotot.

Isha rreth 13-14 kur kuptova se ajo kishte kancer në gji. Vetëm e imagjinoj se sa e vështirë mund të kishte qenë për të, që të rriste tre fëmijë, të linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Dua të them, nuk mund të isha më krenare për udhëtim e nënës sime, që e ka ndarë me të gjithë ju. Nuk mund të gjenit një ambasadore më perfekte ”, shprehet Rita në një video të publikuar nga e ëma Vera, në Instagram.

Mamaja e Ritës, fatmirësisht e ka mposhtur kancerin para disa vitesh, e tanimë është kthyer në një shembull për gratë se si duhet luftuar përballë sfidave të jetës.
“Faleminderit Rita Ora. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tënde për projektin. Do doja të ishe këtu por e di që po punon aq shumë në provat për turin tënd. shumë krenare për ty, të dua.”, shkruan Vera krahas videos së të bijës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *