Vendosni fjalën kyçe....

Spektaklin që dhurojnë tifozët e Zenitit, zor se e keni parë gjetiu (Video)


Tifozët e ekipit rus të Zenitit e përshëndetën skuadrën e tyre me një shfaqje spektakolare jashtë stadiumit në Shën Petersburg, përpara ndeshjes së kthimit të Europa League ndaj turqve të Fenerbahçes të Turqisë, të cilën skuadra ruse e fitoi 3-1, duke u kualifikuar në turin tjetër të kompeticionit.

Tifozët e ekipit rus janë ndër më të njohurit për shfaqjen e tyre në ndeshjet që Zeniti luan sidomos në Rusi.

Dhe kësaj here ata nuk zhgënjyen duke ofruar një shfaqje të rrallë që nuk të rastis ta shohësh shpesh.

Teksa autobusi me lojtarët e ekipit po i afrohej stadiumit, tifozët u rreshtuan anash rrugës kryesore dhe ndezën fishekzjarret duke formuar një mur të zjarrtë, ndërsa lojtarët dhe makinat e tjera shoqëruese kalonin ngadalë.

Performanca piroteknike ndoshta kishte disa efekte rivitalizuese, pasi Zeniti e fitoi sfidën dhe u kualifikua më tej, duke iu afruar edhe më shumë finales së madhe të kompeticionit të rëndësishëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *