Vendosni fjalën kyçe....

Studentët në Barcelonë përleshen me policinë, “pushtojnë” stacionin e metrosë (Video)


Studentët katalanas janë përplasur me policinë, në një stacion metroje në Barcelonë. Studentët që janë pjesë e aktivistëve pro-pavarësisë së rajonit u përleshën me policinë pasi pushtuan stacionin e metrosë.

Në videon shoqëruese tregohen policët që zmbrapsen nga stacioni dhe ngjiten sipër në rrugën kryesore  ku më pas nis përplasja. Ata godasin me shkopinj gome studentët që rendin në rrugët e Barcelonës.

Studentët këndojnë slogane pro pavarësisë dhe valëvisin flamujt katalanas dhe pastaj grumbullohen në stacion duke i detyruar policët që të dalin nga stacioni.

Trazirat masive vazhduan edhe në pjesë të tjera të qytetit, duke lënë disa oficerë të plagosur në përleshje. Protestuesit në Barcelonë hodhën gurë ndaj policive dhe dogjën goma në disa autostrada.

Veprimet e drejtpërdrejta si pushtimi i stacionit është pjesë e një fushate të madhe nga mbështetësit pro-pavarësisë katalanase.

Ata kundërshtojnë gjyqin në Madrid ndaj 12 aktivistëve që akuzohen për krime të ndryshme, përfshirë rebelimin dhe kryengritjen, për organizimin e referendumit të pavarësisë në vitin 2017, në kundërshtim me urdhrat e qeverisë qendrore në Madrid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *