Vendosni fjalën kyçe....

Studenti ankohet te Berisha: Si na e rriti Rama tarifën e masterit pas protestave


Mëngjesin e sotëm ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një studenti në Gjirokastër, i cili ankohet për shtimin e tarifave të studimit, përkundrejt premtimeve të kryeministrit Edi Rama për ulje tarifash.

“Studentet i nxjerrin fytyrën siç e ka Edvinit! Studenti dixhital denoncon rritjen e tarifës së masterit nga 920000 në 1 300000 lekë! Miq, ky është përgjysmimi i tarifave të studimit që premtoi Edvin Kristaq Rrena. Kësaj i thonë t’ua japësh me një dorë dhe t’ua marrësh me tjetrën. Turp!”, shkruan Berisha.

Studenti i shkruan Berishës se fillimisht kur është regjistruar në master i është thënë se do paguajnë 920 mijë lekë të vjetra, mirëpo pas protestave tarifa është rritur në 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra.

“Përshëndetje zoti Berisha, jam student në master në Gjirokastër. Dua të denoncoj këto paturpësira që ndodhin në këtë shtet.

Fillimisht kur jemi rregjistruar në master na është thënë se ai ishte 920 mijë lekë, tani na është bërë 1 milion e 300 pas protestave. Çfarë janë këto mashtrime që i bën Rama popullit. Ngelen duke na zhvatur!

P.s: Dhe të gjithë ju servilat e Ramës që do futeni të komentoni këtu që të na bëni demoralizime ne studentëve të thjeshtë, e dimë shumë mirë si ju korruptojnë që të bëni komente negative njësoj siç ju detyruan të shkoni në Vlorë se ju hiqnin nga puna, kështu që kursejini! Ju lutem postojeni!”, thuhet në mesazhin e studentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *