14 persona janë arrestuar në Toskana të Italisë, ku pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë, pasi dyshohen si anëtarë të një organizate kriminale italo-shqiptare e cila merrej me trafik ndërkombëtarë të drogës. Sipas policisë italiane grupi ka shpërndarë sasi të mëdha të kokainës dhe marihuanës në Belgjikë dhe Holandë.
Arrestimi i tyre u bë i në autobusin holandez Lijnen ndërsa gjatë kontrollit, policia gjeti 520 kg marihuanë dhe 18 kg kokainë. Droga udhëtonte në autobusin e linjës holandeze mes Europës veriore dhe Italisë. Sipas hetimeve, kapo i organizatës ishte një shqiptarë i cili nga Ptara organizoi udhëtimin e drogës nga Amerika e Jugut në Holandës për ta dërguar më pas në Milano. Nga ky aksion i grupit kriminal përfitonin edhe shoferët e autobusit, të cilët merrnin 2 mijë euro për çdo kile kokainë të transportuar.