Vendosni fjalën kyçe....

“Vlerësim psikik dhe kod strikt të sjelljes”, Papa Françesku ofron hapa ‘konkrete’ për të luftuar abuzimin seksual


Papa Françesku ka propozuar një listë me 21 iniciativa, përmes të cilave shpreson të ndalojë atë që është quajtur “erozion i besimit” në Kishën Katolike, pas skandaleve të shumta të abuzimeve seksuale dhe përpjekjeve për t’i mbajtur ato të fshehta.

Duke u përpjekur të bëjë presion ndaj klerit për t’u përballur me këtë çështje, Papa inicioi një samit të rëndësishëm për “Mbrojtjen e të miturve në kishë”, duke paraqitur dhe një libërth i cili duhet të shërbejë si pikënisje për Vatikanin në mënyrë që të kapërcejë krizën e abuzimit seksual.

“Duhet të jemi konkretë”

“Njerëzit e shenjtë të Perëndisë na shikojnë dhe nuk presin nga ne dënime të thjeshta dhe të parashikueshme, por masa konkrete dhe efektive “, theksoi të enjten në Vatikan, Papa Françesku.

Pikat orientuese të formuluara nga Komisionet dhe Konferencat e ndryshme Episkopale, kërkojnë të krijojnë rregulla specifike për ata që dëshirojnë të hyjnë në priftëri, për t’u siguruar që kandidatët kanë arritur një “Pjekuri shpirtërore dhe psiko-seksuale” para se të shugurohen.

Klerikët e shpallur fajtorë për abuzimin seksual të të miturve duhet të lënë detyrat publike, është një nga kërkesat, ndërsa një propozim tjetër kërkon krijimin e “kodeve të detyrueshme të sjelljes” për të përcaktuar “kufijtë e duhur” në marrëdhëniet personale.

Në një përpjekje për t’i shërbyer më mirë interesave të të miturve, Papa gjithashtu kërkoi një ndryshim në Kodin e Ligjit të Kanunit, duke rritur moshën minimale të martesës nga 14 në 16 vjeç.

Familjet në mbarë botën po kërkojnë që të krijojnë një linjë telefonike anonime, për të raportuar rastet e abuzimit.

Dokumenti i Papës nuk ka fuqi detyruese dhe u shpërnda në ditën e parë të konferencës në mënyrë që diskutimi mes peshkopëve të mund të nisë.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *