Vendosni fjalën kyçe....

Akti 15 – “Jelekët e Verdhë” protestojnë në gjithë Francën, përplasen me policinë (Videot)


Lëvizja e Jelekëve të Verdhë organizoi protesta anti-qeveritare për javën e 15-të radhazi, në të cilën morën pjesë dhjetëra mijëra persona në mbarë Francën. Protestat ishin përgjithësisht te qeta më përjashtim të disa përplasjeve që ndodhën në Paris.

Sipas Ministrisë të Brendshme të Francës, në protesta kanë marrë pjesë më shumë se 40.000 mijë persona në të gjithë vendin, një numër më i ulët krahasim me rreth 300.000 persona në ditët e para të saj.

Autoritetet franceze arrestuan 13 protestues në Clermont-Ferrand, ku policia njoftoi konfiskimin e shkopinjve të bejsbollit, levave dhe dhe mjeteve të tjera.

6 persona të tjerë u kapën në paraburgim në kryeqytetin e vendit, Paris, ndërsa në Nantes, policia përdori gaz lotsjellës kundër demonstruesve. Në Montpellier pati skena kaotike ku policia kundër protestave përdori gaz lotsjellës dhe makinat me ujë kundër protestuesve.

Tubimet në shkallë të gjerë nisën nëntorin e kaluar si një reagim ndaj rritjes së çmimit të karburantit, por më pas qeveria u tërhoq. Që prej asaj kohe, qeveria u tërhoq nga vendimi madje bëri edhe lëshime të tjera por pavarësisht kësaj protestat nuk janë ndalur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *