Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka mbledhur pasditen e sotme kolegjin e kryetarëve të forcës politike që drejton.
Mësohet se në këtë mbledhje marrin pjesë të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohen hapat e ardhshëm të opozitës lidhur me protestat e ndryshme në ditët në vijim, si pjesë e planit të opozitës pas djegies së mandateve.
Partia Demokratike ka nisur organizimin e saj në rrethe ku ka pasur disa lëvizje. Opozita e bashkuar dorëzoi zyrtarisht mandatet ditën e enjte pas protestës së organizuar para Parlamentit, duke zyrtarizuar deklaratën e bërë nga kreu i saj, Basha, të dielën në mesditë.
Pas firmosjes, deputetët i dorëzuan mandatet në kryesinë e Kuvendit ndërsa opozita ka paralajmëruar si pjesë të aksionit, protesta në mbarë vendin.