Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon nisjen e punimeve për ndërtimin e një termocentrali në qytetin e Korçës.
Sipas Berishës, për shkak të natyrës së qytetit, Korça duhet të shpallet zonë e ndaluar për ndërtimin e çfarëdo lloj TEC-i. Po ashtu sipas tij, HEC-i i Moglicës është i mjaftueshëm për furnizimin me energji të Korçës dhe gjithë juglindjes.
Ish-kryeministri ka publikuar materialin e një specialisti, emri i të cilit nuk përmendet, por që hedh dyshime mbi ndërtimin e këtij TEC-i.
Sipas tij, ku TEC nuk ka të bëjë me asnjë plan strategjik, por është duke u ndërtuar për shitje në Greqi.
DEKLARATA E BERISHËS
Po ndertohet perbindeshi gjigand i Korçes!
Miq, pa asnje konsultim paraprak me popullaten dhe pothuaj ne menyre klandestine kane nisur punimet per ndertimin TEC te KORÇES apo perbindeshit te shkaterrimit te Korçes, mjedisit te saj, rrenimit te shendetit te qytetareve, fushes, mijra e mijra hektareve te saj dhe prodhimeve bujqesore te cilesive me te larta, ujrave mbi dhe nentokesore, turizmit te saj.
Gjithçka po behet nga kakistokratet qendrore dhe lokale mbi baza kryekeput korruptive, mashtrimit te qytetareve te Korçes dhe per interesa te vendit fqinj.
Nuk jam kunder ndertimit te burimeve te reja energjitike. Por Korça per vet specifikat qe ka duhet te shpallet zone e ndaluar jo vetem per ndertimin nje TEC gjigand por edhe çfrado TEC tjeter me te vogel. Veçanerisht kjo edhe per faktin se ndertimi i HEC-it te Moglices siguron balancen dhe cilesine e furnizimit me energji elektrike te Korçes dhe gjithe juglindjes se vendit.
Ju bej thirrje qytetareve te Korçes te ngrihen menjehere kunder ndertimit te nje perbindeshi te tille pas te cilit Korça nuk do te jete kurre me ajo qe eshte sot!
Lexoni materialin e specialistit dixhital. sb
-Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur ndërtimin e një TEC-i me fuqi të instaluar 500 MË në Korcë, me Vendimin Nr. 30/4 datë 14.02.2018.
- Pse ndërtimi i këtij TEC konsiderohet Investim Strategjik? A ka nevojë Shqipëria për 500 MË të tjera ?
Sipas strategjise se energjise 2030 nuk ka vend per TEC kaq te madh! Sot kemi nevoje per 7,577 GËh nga te cilat prodhimi nga HEC-et e medhenj eshte 4,200 GËh dhe pjesa tjeter jepet nga HEC-et private dhe importohet nje sasi qe cdo vit po shkon drejt renies. Vetem TEC i supozuar i Korces jep 500x24x350dite =4,200GËh. Strategjia tregon se ne 2020/8,798GËh, 2025/9,831GËh dhe 2030/11,000GËh. Kjo kerkese per energji do te thote se nese planet e qeverise lejojne zhvillimin e energjise se rinovueshme (Planet kombetare per arritjen e 42% energji te rinovueshme deri ne 2030) atehere ky TEC eshte per shitje ne Greqi. KY TEC NUK KA TE BEJE ME ASNJE PLAN STRATEGJIK! - A mban sisitemi jonë energjetik të futen në rjet sot 500 MË? Sistemi elektroenergjetik nuk mund te perballoje (akomodoje) nje trafik te barabarte me 4,200 (500MË) ne baza ne vit. Kjo sepse megjithese, kjo sasi mund te kaloje ne Greqi, rregullat e ENETSO-E kerkojne qe duhet nje sasi te barabarte energjie per te perballuar fluksin qe mund te shkaktoje TEC-i. Pra ne cdo kohe Shqiperia duhet te kete sasi te ngjashme (pra 500MË) qe te balancoje cdo avari kur kjo sasi nuk konsumohet.
- A është e vërtetë konstatimi i ekspertve se në rast se futet në sistem kjo sasi duhet të dalë nga funksioni HEC i Fierzes(per shkak te regullave te ENETSO)? Sa me siper duhet te jene ne gadishmeri 500MË ose sa kapaciteti i Fierzes – qe do te thote qe keto agregate dalin nga puna dhe bie sistemi. TEC punon pa nderprerje dhe propozimi eshte se ka vetem nje agregat, nje njesi, nje aks 500 MË, cka nenkupton se ky TEC eshte diku dhe vjen ne Shqiperi.
- A është në kundërshtim me direktivat e konventave Ndërkombëtare ndërtimi Termocentraleve si ky që përdorin energji të parinovueshme? Shqiperia ka ratifikuar Mareveshjen e Parisit ne 2015 dhe ka ratifikuar (ish zv. Kryeministri ne 2016) ne Neë York. Mareveshja ka parashikuar qe ne 2030-en te prodhohen gaze CO2 ne masen 5990Gg (Giga Gram). Sipas Strategjise jane vetem 200MË TEC me gas natyror ne Vlore dhe nuk ka zhvillim tjeter deri ne 2030-en. Vetem TEC-i ka deklaruar qe jep 1450Gg. Kjo do te thote se ne, jo vetem nuk do te reduktojme keto gaze me -11.5%, por do te hedhim te tjera ne atmosferen shqiptare te pakten 40%me shume cdo vit. Pra nuk respektohet ligji per kete ceshtje dhe thyhet Konventa e Kombeve te bashkuara (UNFÇC) ku eshte ratifikuar kjo situate. Mosrespektimi i ketyre gazeve penalizon Shqiperine ose e detyron TEC-in te paguaje te pakten 25-30 EUR/MËh per te reduktuar emisionet e karbonit. Kete ceshtje nuk e kane ne axhende zhvilluesit e vleresimit mjedisot-social te TEC .
- A është e vëtetë që me venien në Punë të tij ndotja në qytetin e Korcës ritet me 25 herë?
Konstatimet e kespertëve thonë se ky Tec emeton në atmosferë 117ton /h gaz karbonik (CO2) ose 1,424,920 ton në vit (=1,400Gg). Emetimet e CO2 nuk jane te vetmet! - A është e vërtetë që këtij TEC i duhet të konsumojë 50-60l/s ujë të freskët dhe shkarkimi i ujrave të ndotura do të jetë 32.5l/s? Nëse po Ku do gjendet ky ujë?
- Nëse përdoret lumi i Devollit për këtë qëllim cfarë ndodh:
– Mjafton prurja e Lumit të Devollit për këtë qëllim? - Nëse mjafton sa ritet temperatura e tij
- Nëse meret ujë nga Pusshpimet cfarë ndodh me Hidrosferën ?Ka studime për të gjykuar cfarë ndodh me regjimin e ujrave nëntokësore,po ti marësh 60/s non stop, në fushën e Korcës kur dihet që ajo është e gjitha një Basen ujëmbajtës në kuotat më të larta të vendit dhe si e tillë shërben si regullator ?
- A është e vërtetë që rezervuari që do të krijohet nga këto ujra do të kapë një sipërfaqe prej të paktën 2000 ha? Ku do të gjendet gjithë kjo sipërfaqe toke? Do ti meret fermerëve?
- A është e vërtetë që linja e transmetimit të energjisë nga Vendi ku do të ndërtohet TEC(Barc Korcë) në nënstacionin elektrik më të afërt që është Zëmblaku nxjer jashtë përdorimit 250 m në cdo anë të linjës së tënsionit të lartë( si konfirmojnë ekspertët) e konvertuar në 600 ha tokë Bujqësore?
Korca nuk ka sasira uji te mjaftueshme per te mbajtur TEC-in. 500 MË kerkojne sasira te medha ujra nga dy puse (sipas studimit) me 50-60 lit/sek, te cilat pasi te ngrohen ne kullen e ftohjes se TEC-it diku do te derdhen . Kjo sasi eshte e mundshme, por problemet fillojne sepse kjo sasi duhet ne 350 dite te vitit, 24 ore. Llogaritjet jane alarmante 15 milion m3 uje duhet te dale cdo vit nga nentoka dhe te kaloje per ftohjen e TEC dhe te derdhet ne Devoll me temperature 30°C(ose ne rezervuarin 2000 ha), sasi qe do te shkaterronete faunen dhe floren e ujrave siperfaqesore. Nese do te ishim ne kushtet mjedisore ujrat siperfaqesore nuk duhet te ritin temperaturen me shume se 1.5°C. Kjo situate eshte alarmante dhe duhet ndaluar me cdo kusht.
Po shkaterrimi vazhdon edhe ne ceshtjet e renies se kurbes te ujrave nentokesore dhe shkarkimet ne Dunavec (dege e Devollit) Uji kjo pasuri shkaterrohet - Perderisa akoma nuk ka nje mareveshje me TAP-in. Pse kerkohet leja e ndertimit para se te bien dakord me te? kush eshte IVICOM, a ka eksperience me TEC-e? A ka ndertuar ndonje TEC dhe ku ?. Pse 375 mil EUR, kur ky cmim eshte teper i ulet krahasuar me vepra te ngjashme? Zakonisht 1MË-1Mil EUR
- Ligji thotë që për vepra të tilla që kanë ndikim të madh në mjedis duhet të hartohet një “Raport i thelluar i ndimit në mjedis”/ a është bërë ky raport? Nëse po a janë zbatuar kriteret ligjore për Hartimin e tij dhe konkretisht : Konsultimet me publikun që preket nga ndikimi i këtij ndërtimi? Shih link! http://ëëë.gppkorca.com/…/Environmental_Socio_Economic_Asse…
- A është e vërtëtë që Qytetit të korcës për ngrohje i duhen vetëm 15Më ?
Qytetit mund ti sigurohej shumë mirë ngrohja nga shtrirja e një rrjeti shpërndarës të gazit natyror në të gjitha institucionet dhe banesat ose ngrohje me energji elektrike. Në të dyja rastet do të ishim në kushte shumë më të favorshme, si ekonomike ashtu dhe mjedisore, në krahasim me ngrohjen nga uji i prodhuar nga TEC-i. - A është gënjeshtër furnizimi me ujë të ngrohtë i serave, sepse nuk ka dhe nuk mund të ketë sera, pasi askund, në asnjë vend në botë nuk janë ndërtuar sera në kuota si kjo e fushës të Korçës, mbi 830 m mbi nivelin e detit, po edhe sikur, në cilat toka? Ndërtohen sera me sipërfaqe minimaliste, nga 5 dynym, siç është katandisur bujqësia këtu? Eshte pa sens qe te furnizosh serrat me 24 ore ne dimer dhe ne vere me energji nga ftohja e TEC. E para ska serra dhe ne Korce kjo nuk eshte tradite. Ajo qe duket ketu eshte perpjekja per te reduktuar sasine e nxehtesise qe duhet te ftohe TEC. Gjenden aresye te kota si ngrohja, serrat dhe 80MË. E pa arsyetuar teknikisht, thjesht per te justifikuar sikur TEC do te ndihmoje bujqesine.
- A është e vërtetë, që duke shfrytëzuar energjinë diellore, duke llogaritur se me jo më shumë se 75 euro/KËh, me një investim prej 400 milion euro, mund të realizohet një park solar me fuqi 533 MË, pa ndotur fare mjedisin dhe pa zënë tokën bujqësore.(Nëse po pse këmngulet të gazi natyror që është energji e parinovueshmë dhe jo të energjia djellore që është e rinovueshme)?
- A është e vërtetë që këtë investim po e kërkojnë investitorë grekë për të kompesuar mbylljen e Tec të Kozanit dhe Ptolemaidhës të cilat mbyllen shumë shpejt pas ultimatumit që BE i ka bërë shtetit Grek po për shkak të ndotjeve atmosferike që ata shkaktojnë? Nëse po pse ata nuk e ndërtojnë në tëritorine tyre por na i “Dhurojnë” ne këtë investim? Kush eshte Nikolas Fridas dhe cfare lidhje ka ai me kete projekt? Po ky eshte “presioni” qe behet nga Greqia! Ky studim eshte bere nga Greket dhe nga nje i ashtuquajtur konsulent i IFC-se Nikolas Fridas, sekser i qeverise. Greket kerkojne te lene mbetjen mjedisore ne Shqiperi dhe jo ne token Greke!
Demi eshte edhe me i madh sepse sasia e nxhehtesise qe vjen si rezultat i rendimentit, 40-60% e gazit qe do te digjet do te shkoje ne atmosfere dhe nuk behet fjale me per debore apo turizem.