Arrestohet në flagrance një inspector i zjarrfikëses pasi akuzohet për dhunë në familje.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar inspektorin me inicialet L.H, pas një telefonate të familjarëve në numrin e emergjencave.
Inspektori i zjarrfikëses dyshohet se në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.
Për familjarët janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes ndërsa materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.