Nënkryetari i PD-së, Paloka, ka deklaruar se në “Dosjen 339”, përveç Vangjush Dakos, edhe Safet Gjici ka dalë në përgjimet e huaja për blerje votash.
Paloka e ka bërë deklaratën e mësipërme në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, ku ndër të tjera deklaroi vendimi i opozitës për djegien e mandateve ishte i duhuri.
“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek Dosja 339. A do i zbardhë kjo Prokurori? Kush t’i hetojë? Kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këto prokurori.” – tha Paloka.
Paloka u shpreh i bindur se opozita ka marrë vendimin e duhur për djegien e mandateve, pasi sipas tij, parlamenti është ilegjitim.
“Ditën e 16-të të protestës ne e morëm mesazhin nga njerëzit. Nuk kishte më akt tjetër që mund të ndërmerrnim. Ishte i vetmi reagim që mund të bënim. Ne i kemi bërë të gjitha provat. Ai Parlament nuk funksiononte më.” – tha Paloka.