Përkeqësim të motit ka edhe në anën tjetër të Adriatikut dhe tragetet e nisura që mbrëmë nga brigjet tona drejt portit të Barit nuk kanë arritur të ankorohen.
Për shkak të forcës së erës që shkon deri në 35 milje/orë dhe forcës së detit që raportohet të jete reth 8 ballë, dy tragetet e nisura mbrëmë nga Durrësi, “Af Marina” dhe Rigel I, nuk kanë arritur të ankorohen
Kështu pasagjerët ndodhen ende në det të hapur në pritje të përmirësimit të situatës.
Kapiteneria ka ndaluar hyrje-daljen e mjeteve në portin e Barit.