Një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shpalli moskompetencë për sa i përket shqyrtimit të kërkesës së opozitës së bashkuar për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Kërkesa e opozitës kishte të bënte me faktin se Arta Marku, kishte çuar si kandidat për të qenë anëtar i KLP-së, prokurorin Bujar Sheshi, pa marrë më parë përgjigje lidhur me pastërtinë e figurës së tij.
Gjatë diskutimit të bërë ditën e djeshme, bie në sy fjala brilante e anëtares, Nurihan Seiti, në një material audio ekskluziv të botuar nga Syri.net.
Pasi kreu i KLP-së, Ibrahimi, mban fjalën hyrëse duke sqaruar nëse kërkesa e opozitës duhej futur në rendin e ditës, fill pas tij fjalën e merr Seiti që thotë: “Kur keni dilema pyesni mua sepse mund t’ju çoj tek rruga e duhur. Të t’i heq dilemat fare. Kam një intuitë penalisteje.”
Ndryshe nga sa duhet të ndodhë në një nga institucionet kryesore të Reformës në Drejtësi siç është KLP-ja ku vendimet merren mbi bazën e argumentimit ligjor dhe sipas Kushtetutës, Seiti shpalos një tjetër anë të saj, që më shumë duket si “fallxhore” që flet në bazë të intuitës së saj personale sesa duke u bazuar te argumenti ligjor.
Çfarë thotë Seiti
Seiti: E para kjo është jashtë kësaj teme. Kur keni dilema pyesni mua sepse mund t’ju çoj tek rruga e duhur. Të ti heq dilemat fare. Kam një intuitë penalisteje.
Ibrahimi: Pse mos përfitojmë edhe nga intuita e anëtarëve të tjerë?
Seiti: Patjetër, unë thashë për veten time. Nuk e di në këta do jenë të gatshëm. Unë vetë jam shumë e gatshme. E dyta unë nuk jam dakord as të trajtohej. Por marr shkas vetëm nga modeli dhe nga lënda e një akti.
VINI RE: Material audio publikuar ekskluzivisht nga Syri.net
AUDIO