Vendosni fjalën kyçe....

Kamionë të rrëzuar dhe probleme me energjinë, bashkia Lezhë ngre alarmin


Pas një sërë incidentesh që kanë ndodhur sot për shkak të erërave të forta në disa prej akseve të vendit, Bashkia e Lezhës ka ngritur alarmin duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi, bashkia lë në dispozicion për qytetarët edhe disa numra telefoni në mënyrë që t’i njoftojnë për çfarëdo lloj situatë me të cilën do të ndeshen sot.

“Të nderuar banorë të Lezhës!
Në këtë gjendje erërash të forta që po fryjnë në territorin e Lezhës, ju lutemi të shmangni levizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme, deri në normalizimin e situatës.
Bashkia Lezhë dhe strukturat e saj të Emergjencave Civile, Shërbimeve Publike janë në dispozicion për të ardhur në ndihmë dhe nderhyrë në çdo situatë të mundshme të krijuar.

Ju lutemi, kontaktoni ne numrat e meposhëm: 067 402 7000, 069 238 8648 si dhe me administratorët e njesive tuaja administrative.
Jemi pranë jush në çdo situatë!”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Kujtojmë se ditën e sotme, rrethi i Lezhës jo vetëm është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erërave të forta, por edhe me disa incidente. Dy kamionë të mëdhenj janë rrëzuar sot, njëri në aksin Lezhë-Milot dhe tjetri pranë urës së Milotit. Ndërkohë një kamion i tretë është rrëzuar në Pukë. Fatmirësisht në asnjë prej incidenteve nuk ka patur të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *