Vendosni fjalën kyçe....

Koncesioni i parkimeve në Vlorë, ish-kryebashkiaku Gjika sërish në gjykatë


Prokuroria e Vlorës e ka dërguar sërish si të pandehur në gjykatë ish-kryebashkiakun, Shpëtim Gjika, duke e akuzuar se ka shpërdoruar detyrën.

Sipas organit të akuzës, Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë në 24 rrugë në qytetin e Vlorës.

Siç parashikohej në kontratë, duke nisur që nga 2015, për 15 vitet e ardhshme qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private.

Dhënia me koncension e parkimeve u miratua me votë unanimie nga Këshilli Bashkiak i Vlorës. Ndërsa banorët e qytetit bregdetar e kundërshtuan këtë vendim duke e çuar çështjen në Gjykatën e Arbirtrazhit.

Prokuroria e akuzon Gjikën dhe 7 punonjësit e tjerë se kanë përfshirë në kontratë një klauzolë për t’i paguar kompanisë 20 milionë dollarë në rast ndërprerjeje të kontratës ndërsa Gjika e ka kundërshtuar këtë gjë duke thënë se nuk ka vepër penale për sa kohë nuk ka dëm ekonomik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *