Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, ARRSH: Kujdes në këto akse!


Sikurse e kishin parashikuar sinoptikanët, mëngjesin e kësaj të shtune vendi është gdhirë i zbardhur nga dëbora.

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës në disa qarqe të vendit, kryesisht në juglindje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar qytetarët për akset rrugore më problematike.

Sipas ARRSH-së, drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin zinxhirë në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës.

Sakaq vijon puna për pastrimin e rrugëve nga dëbora.

“Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorun zinxhir në rrugët që kemi lajmërur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *