Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, paralajmërimi i AHC-së: Kujdes në Rrugën e Kombit, përdorni zinxhirë!


Sikurse e kishin parashikuar sinoptikanët, mëngjesin e kësaj të shtune vendi është gdhirë i zbardhur nga dëbora dhe me erëra të forta.

Pas disa incidenteve që janë shënuar në aksin Lezhë-Milot dhe Tiranë-Elbasan, kompania koncensionare Albanian Highway Concession (AHC) ka ndërmarrë masa në Rrugën e Kombit.

AHC këshillon drejtuesit e automjetit të përdorin goma dimërore në rrugën e Kombit, makinat të kenë zinxhirë dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar. Po ashtu kompania ka lënë në dispozicion një numër jeshil për udhëtarët që përdorin rrugën e Kombit.

“Parashikimet e motit në vend flasin për mundësinë e rreshjeve të dëborës në veri të Shqipërisë. Lidhur me këtë situatë, kompania koncensionare Albanian Highway Concession këshillon përdoruesit e rrugës së Kombit të kenë goma dimërore, makinat të kenë zinxhirë dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.

Të gjithë ata që udhëtojnë në rrugën e Kombit (Autostrada A1, Milot-Morinë), këshillohen që për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe për të shmangur aksidentet, të zbatojnë me përpikmëri kodin rrugor dhe sinjalistikën rrugore.

Për çdo problem që mund të shkaktohet për shkak kushteve të motit të rënduar në këtë aks rrugor si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve është në dispozicion numri jeshil 08000400. Ftojmë drejtuesit e automjeteve që për çdo problematikë të na kontaktojnë në këtë numër. Në pak minutave stafi i koncesionarit do të jetë në vend për t’ju ofruar asistencën e nevojshme”, theksohet më tej në njoftimin e kompanisë.

Shoqëria konçesionare AHC shton se nga ana e saj ka marrë të gjitha masat për të shmangur çdo bllokim apo problem që mund të shkaktohet nga moti i keq.

Për t’i paraprirë përkeqësimit të kushteve atmosferike do të ketë patrullim 24 orë, kriposje të rrugës në gjithë gjatësinë e saj si dhe janë marë masat për pastrimin e dëborës.

Më herët janë shënuar dy incidente në aksin Leshë-Milot ku raportohet për dy kamionë të rrëzuar si dhe për ndërprerje të energjisë elektrike.

Po ashtu një pemë me përmasa të mëdha është rrëzuar paraditen e sotme dhe ka bllokuar rrugën Tiranë-Elbasan në vendin e quajtur Lapidari i Krrabës. Fatmirësisht në momentin kur pema është rrëzuar, nuk ka patur automjete që po kalonin, por tanimë është krijuar trafik në këë aks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *