Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të PD-së, Paloka, i cili në emisionin “Kjo Javë” deklaroi se ndaj Gjicit kishte përgjime lidhur me blerjen e votave në Kukës.
Gjici përdor të njëjtën mënyrë si kryeministri Rama për të etiketuar Palokën, duke e quajtur thape-thupe.
Ai shkruan se përgjigjen Paloka do e marrë në zgjedhjet e qershorit, ndërsa thotë se është budalla dhe dosjen që ka për të të vijë t’ua tregojë kuksianëve.
Statusi 1
“Nëse shërbimet e huaja i ndakan informacionet me Edi Palokën, kjo botë paska marrë fund.
Po ato që merren me tipa si Paloka nuk quhen shërbime inteligjente, por shërbime për budallejtë!
Megjithatë, për cdo njeri normal që mund të habitet akoma me këtë budalla kampion, sqaroj se ditën kur Kukësi nuk do ma japi votën me zemër une s’do fus dorën në xhep.
Po do bëj valixhen e do iki. Se ndryshe nga thape thupja që rron kot dhe merr rrogën per të gjujt njerëzit me baltë a me bojë, unë rroj me punën time dhe s’e dua politikën për rrogë apo për kocka si ky budallai i Kuvendit.
Po shyqyr e mori vala e budallekut kolektiv edhe këtë dhe s’do i’a shohim më bojën në atë Parlament që e kishin kthyer në nevojtore.
Kurse Kukësin do ta shohim në qershor dhe thape thupes i them: hajde trim dhe tregoja kuksianëve Dothjen që ke për Safet Gjicin.
Budalla!”
Statusi 2
“Cudia më e madhe, 3 ditë zgjat”!
SHQUPI vijon përbaltjen, pasi u panë qartë sesa e duan Shqipërinë nga shqiptarët e ndërkombëtarët.
Thape-thupja hodhi shashkën e radhës, medemek që unë paskam blerë vota!!!
O të shkretë, ju nuk e njihni Kukësin e kuksianët, të cilët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjisë dhe fjalëve boshe!
U kuptoj, meqë Thape-thupja erdhi në Kukës dhe ndjeu humbjen e bashkisë, mendoi ta lëshonte dhe një shashkë!
Po pse more qyqar, ti për budallenj i di kuksianët?!
Rri i qetë, përgjigjien do e marrësh më 30 qershor!