Me “Oscar”-ët e këtij viti që pritet të shpërndahen të dielën, yjet e Hollywood-it padyshim i kanë kapur ethet e çmimeve.
Por ka disa çmime që asnjë aktor nuk i dëshiron dhe ato janë “Golden Raspberry” apo shkurt “Razzie”.
Kështu, një ditë para shpalljes së çmimeve “Oscar”, janë zbuluar fituesit e ”Golden Raspberry”, për filmat dhe aktorët më të këqinj të vitit dhe Holmes & Watson ka fituar katër çmime të tillë.
Pavarësisht se është e nominuar edhe si aktorja më e mirë për “Oscar”, Melissa McCarthy është shpallur aktorja më e keqe e vitit.
Ajo e mori “Razzie”-n e saj për rolet dy rolet e saj në filmat “The Happytime Murders” and “Life of the Party”. Megjithatë nga ana tjetër ajo është vlerësuar edhe me çmimin shpengues “Razzie Redeemer Award”, një çmim që i jepet një prej të nominuarve apo fituesve të kësaj kategorie çmimesh negative, që është bërë një artist/artiste e respektuar dhe është ringritur pas dështimit apo kritikave.
Fituesit e Golden Raspberry:
Fotoja më e keqe – Holmes & Watson
Aktorja më e keqe – Melissa McCarthy, The Happytime Murders dhe Life of the Party
Çmimi shpengues – Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me?
Aktori më i keq – Donald J Trump (si vetvetja), Death of a Nation and Fahrenheit 11/9
Aktori më i keq në rol dytësor– John C Reilly, Holmes & Watson
Aktorja më e keqe në rol dytësor – Kellyanne Conëay (si vetvetja), Death of a Nation and Fahrenheit 11/9
Kombinimi më i keq i ekranit – Donald J Trump & His Self Perpetuating Pettiness, Death of a Nation & Fahrenheit 11/9
Xhirimi më i keq- Holmes & Watson
Regjisori më i keq – Etan Cohen, Holmes & Watson
Skenari më i keq – Fifty Shades Freed, Niall Leonard
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC/ Përshtati në shqip Hashtag.al