Erërat e forta dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin nga veriu në jug. Pranë urës së Milotit ka ndodhur incidenti i parë si pasojë e përkeqësimit të motit.
Si pasojë e erës së fortë u përmbys një kamion në superstradën Lezhë-Laç, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Në rrethin e Lezhës, rrjeti elektrik ka pasur probleme dhe si pasojë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo zonë është e njohur për erëra të forta dhe probleme me energjinë elektrike në raste të tilla.