Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia nuk do marrë asnjë qindarkë borxh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar” – Erdogan


Turqia nuk dëshiron të jetë e varur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), tha presidenti i vendit, Rexhep Tajip Erdogan, në një deklaratë duke e sulmuar organizatën me qendër në Uashington.

“I thashë kryetarit të FMN-së në Davos. Ju nuk jeni kryeministri i Turqisë, unë jam. Ju nuk keni punë për të drejtuar Turqinë. Merrni paratë tuaja dhe lini pjesën tjetër. Tani nuk kemi borxhe ndaj FMN-së” – i tha Erdogan një turme në provincën perëndimore të Denizli të enjten, cituar nga “Hurriyet”.

Presidenti turk vuri në dukje se kur ai erdhi në pushtet, Ankaraja i detyrohej FMN 23.5 miliardë dollarë para se të shlyente më në fund borxhin.

Tani ai thotë se opozita dhe kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kilicdaroglu, dëshiron të marrë borxh përsëri, nëse ai merr pushtetin e vendit.

Më herët këtë muaj, Erdogan tha se Ankaraja “e mbylli llogarinë me FMN-në” dhe nuk do e hapë kurrë. Vendi shpagoi borxhin e saj ndaj organizatës në vitin 2013 dhe tani është në mesin e pak vendeve që nuk i japin asgjë FMN-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *