Vendosni fjalën kyçe....

Ushtarët e Venezuelës braktisin detyrën në kufirin me Kolumbinë


Ushtarët e Venezuelës në kufi kanë braktisur detyrën pas përpjekjeve të liderit të opozitës Juan Guaido për të sjellë ndihma në vend.

Kujtojmë se pasi Guaido deklaroi se do të sillte ndihma humanitare tensionet në vend janë shtuar, me presidentin Nicolas Maduro që e kundërshton veprimin e  tij.

Trupat venezueliane një ditë më parë kanë qëlluar gaz lotsjellës tek njerëzit që kërkojnë të kalojnë në Kolumbi për të punuar.

Presidenti Nicolás Maduro tha se kufiri me Kolumbinë është pjesërisht i mbyllur, me qëllim për të ndaluar dhënien e ndihmës.

Por presidenti i përkohshëm i vetëdeklaruar, Juan Guaido, është zotuar se qindra mijëra vullnetarë do të ndihmojnë të sjellin ndihmat humanitare, të cilat përfshijnë ushqim dhe ilaçe.

Sipas “BBC”-së, tensionet në kufirin me Kolumbinë janë shtuar, me shtetasit e Venezuelës që u kërkojnë ushtarëve t’i lënë të kalojnë. Fotografitë tregojnë protestues që hedhin gurë mbi ushtarët dhe policinë në zonat kufitare.

Guaido i bëri thirrje ushtrisë për të lejuar kamionët me ndihma të hyjnë, duke u bërë kërkuar atyre të “vënë veten në anën e popullit”.

Ai konfirmoi se “anëtarë të ndryshëm” të Rojes Kombëtare kishin lënë për të mbikëqyrur ofrimin e ndihmës humanitare.

Tre prej tyre kanë braktisur postin në urën internacionale Simon Bolivar, ndërsa një tjetër e ka bërë këtë në Urën Ndërkombëtare të Paula Santander në Ureña, në jug-perëndim të vendit.

Të shtunën, dy persona u vranë nga forcat venezueliane pranë kufirit me Brazilin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *