Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi-Spiropalit: Hajdutja e doganës që reciton fjalimet e Ramës para drejtësisë, përfitoi 550 milionë lekë


Deputetja e Partisë Demokratike, Vokshi, ka thënë se drejtësia mund të vonojë por në fund të gjithë ata që kanë vjedhur nga paratë e shqiptarëve do përballen me drejtësinë.

Ai përmendi rastin e ministres Spiropali, që sipas një hulumtimit të Boldneës, kishte përfituar nëpërmjet bashkëshortit dhe vëllait të saj 550 milionë lekë në tendera.

Në një status në “Facebook” ajo shkruan se deputetët e opozitës i kanë dorëzuar mandatet tashmë dhe nuk kanë frië nga shërbëtorët e Ramës në drejtësi.

“Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si cdo qyetatar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtesi.

Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.

Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!

Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën. Drejtësia vonon por nuk harron!!” – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *