Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se protesta në moton “Rama ik”, kanë nisur edhe në NewYork.
Berisha ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, sipas të cilit janë realizuar në New York, ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara konsullatës shqiptare.
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndet qytetarët shqiptarë në SHBA, që janë solidarizuar me ata që ndodhen në vendlindje.
“Nisin protestat kundër përfaqësive të narkoshtetit në botë.
Dje mbasdite të rinj, ish të-burgosur dhe të përndjekur politikë dhe qytetarë të tjerë shqiptaro – amerikanë protestuan para konsullatës së narkoshtetit shqiptar në Neë York në mbështetje të protestave të mëdha të qytetarëve në Shqipëri kunder regjimit të kakistokracisë në Tiranë. Protestuesit të revoltuar mbanin në dorë parulla “Rama ik” dhe “Zëri i Amerikës është Zëri i Lirisë, jo kazan”.
Miq, le të falenderojmë me mirënjohje të thellë të gjitha ata, vajza, djem, burra, gra, për protestën dhe solidaritetin e tyre vëllazëror me qytetarët e revoltuar në Shqipëri dhe le të ftojmë shqiptarët kudo që janë të ndjekin shembullin e tyre.”, shkruan Berisha.