Marrëveshja për emrin me Greqinë, po shoqërohet me përfitime të tjera për palën maqedonase të veriut. ‘BBC” raporton se shteti grek, tani do të njoh gjuhen edhe ekzistencën e pakicës maqedonase që jeton atje, që do të ketë të drejta dhe përfitime të njëjta me shtetasit grek.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Shqipërinë; raportet e vendit tonë me shtetin fqinjë janë në ngërç, pas ndryshimeve ne Ministrinë e Jashtme. Kur u mendua që paketa e marrëveshjeve, ku përfshiheshin një sërë çështjesh do të mbyllej me sukses, tani nuk po diskutohet më.
Ndër çështjet më sensitive mes dy vendeve janë: kufiri detar, ligji i luftës, çështja çame, njohja e ndërsjelltë e patentave, etj.