Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi fiton ndaj Kamzës, Kastrioti dhe Laçi ndahen në barazim


Kanë përfunduar dy takimet e javës për kategorinë superiore në kampionatin shqiptar të futbollit.

Kështu Kukësi ka marrë një fitore ndaj Kamzës me rezultatin 3-2. Për veriorët shënuan Shkurtaj në minutën e 8, Reginaldo në minutën e 46 dhe Rroca në minutën e 60. Për Kamzën shënuan Fukui në minutën e 41 dhe Martinena në minutën e 76.

Më këtë fitore Kukësi merr vendin e dytë me 8 pikë më pak se Partizani kryesues, ndërsa Kamza qëndron në vendin e fundit me 16 pikë.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Kastriotit dhe Laçit mbaroi në barazim 1-1. Për Laçin shënoi Mangaj në minutën e 10 kurse golin e barazimit për Kastriotin e shënoi Shehu në minutën e 53.

Ky barazim lë Laçin në vendin e 4 me 35 pikë dhe Kastriotin në vendin e 9 me 20 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *