Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë për gazetën “Stuttgarder Nachrichten”, se Gjermania është e vendosur ta ndihmojë Kosovën dhe këtë ua kanë thënë kolegëve kosovarë javën e kaluar, duke shtuar se ata duhet të besojnë fort në mbështetjen e shtetit gjerman.
“Duam perspektivë europiane për Kosovën, ndërsa reformat, të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen”, ka thënë Maas, i cili ka konfirmuar mbështetjen e mëtejshme financiare të Gjermanisë për Kosovën.
Gazetës gjermane, minsitri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka thënë: “Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, përfshirë këtu dhe ndihmën financiare. Po të ndodhë kjo, për një kohë të shkurtër do të shembet e gjitha ajo që është arritur me një mund të madh për një kohë të gjatë”.