Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar për ngjarjen në Fierzë ku humbi jetën në vendin e punës elektricisti 34-vjeccar Prend Ceca.
Në reagimin e OSHEE thuhet se pas njoftimit për ngjarjen policia ka larguar trupin nga shtylla.
Reagimi i OSHEE:
Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencise OSHEE Pukë jane njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.
Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.
Ne vendngjarje janë nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe policia e shtetit.
Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes.
OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afermeve te tij.