Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, ku disa persona janë përleshur me njeri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.
Madje sipas dëshmive një grua ka qëlluar me gurë , tulla e hunj mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene” brenda së cilës ishin babai dhe djali i tij.
Në videon e publikuar nga “BW”, duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve .
Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët dhe bizneset e zonës.