Shfaqet krahë Edi Ramës, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Rama e ka marrë me vete atë në Gjirokastër, në udhëtimin e djeshëm, ndërsa sot ka publikuar në profilin e tij një video, teksa shëtit rrugicave të këtij qyteti.
Gjatë shëtitjes së filmuar në Gjirokastër shihet që flet më shumë Kumbaro, teksa shpjegon restaurimet që po bëhen mbi kalldrëme, dritare e çati.
Përveç Kumbaros, krahë Ramës ka qenë edhe ministri Bledi Çuçi, të dy deputetë të zonës.