Vendosni fjalën kyçe....

Spoti për Shqipërinë, kritika apo duartrokitje?


Një spot për Shqipërinë, më pas edhe një lëvizje, është shoqëruar së fundmi me shumë komente në rrjetet sociale.

Aktori i “Portokalli”-së, Florian Binaj bën thirrjen që të gjithë të shpërndajnë spotin e realizuar, me qëllim që “T’i tregojmë botës që Shqipëria nuk është si nëpër filma”.

Qëllimi i aktorit është të sjellë në Shqipëri, aktorin me famë botërore Liam Nesson, i njohur sidomos për filmat “Taken”, që në qendër ka personazhe shqiptarë.

Por pse ky spot po ndesh në komente?

Personazhet shqiptarë, me të cilët luan Neeson janë personazhe negativë, trafikantë e rrëmbyes dhe pikërisht kjo është edhe arsyeja pse ka edhe zëra kundër këtij spoti.

Në fakt, spoti synon krejt të kundërtën, duke i shfaqur imazhe e dëshmi Neesonit, se Shqipëria nuk është ajo e filmave që ai luan.

Ju çfarë mendoni, a e rrit imazhin e Shqipërisë ky spot, apo na tregon edhe më tepër komplekset?!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *