Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, teksa një automatik është shkrepur me breshëri kundrejt të ndjerit Martin Ndreca.
Në kërkim është shpallur N.Zefi.
Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar banonin në të njëjtën lagje, në zonën e ish-Kënetës ndërsa vrasja ka ndodhur pas një debati të çastit, pas orës 1 të mëngjesit.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, por ende nuk e ka lokalizuar atë.