Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Barkanesh të Krujës.
Situata pritet të rëndohet edhe më tej për shkak se era fryn me shpejtësi të lartë duke bërë të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.
Autoritetet vendore kanë kërkuar ndërhyrje sa më parë të ushtrisë nga ajri për shuarjen e flakëve, pasi aktualisht janë 15 vatra aktive të cilat kanë shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e zonës.