Vendosni fjalën kyçe....

“Zjarri që ra paska qenë me bereqet, zërat thonë se kulla do jetë 24 kate”


Disa ditë më parë në zonën pas Bashkisë së Tiranës, ngjitur me Sahatin ra një zjarr i madh. Pikërisht për këtë zonë ka shkruar sot aktivisti Ergys Mërtiri.

“Zjarri që ra paska qenë me bereqet, zërat thonë se kulla do jetë 24 kate”, shkruan ai.

Mërtiri publikon edhe këtë foto, ku shihet një fadromë që po punon.

“Kanë filluar punimet për ndërtimin në një kullë mbrapa sahatit. Zjarri që ra para disa ditësh paska qenë me “bereqet” dhe zona u shndërrua menjëherë në shesh ndërtimi. Në projekt shkruhet se kulla do jetë 12 kate, por zëra të “ligë” që nuk ia duan të mirën Lali Betonit, thonë se ajo do jetë 24 kate.”

Po “punon” Lali. Sa krahu e keni.”, komenton Mërtiri.

Partia Demokratike denoncoi kohë më parë ndërtimin e një kulle 24 katëshe, projektuesja e së cilës, sipas tyre është studio ku punon vajza e Linda Ramës.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa publikoi  dokumentin i cili parashikon ngritjen e një kulle me 24 kate, 8 metra larg Sahatit të Tiranës dhe Bashkisë.

Zhupa tha se më 2 shkurt është miratuar lejen e zhvillimit për  këtë objekt të quajtur ‘Book Building’.

Zjarri që ra disa ditë më parë

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *