Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence ka planifikuar takimin e parë me liderin opozitar të Venezuelës, Juan Guaido në Kolumbi të hënën.
Maduro ndërpreu një ditë më parë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë dhe urdhëroi trupat ushtarake të bllokonin kalimin e kamionëve me ndihma humanitare duke përdorur gaz lotsjellës e plumba gome.
Gjatë përplasjeve humbën jetën dy protestues. Dhuna e së shtunës mund t’i nxisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vendosin sanksione të reja që në fillim të javës për t’i prerë qeverisë së Maduros aksesin tek të ardhurat.