Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin Lapulec të Mallakastrës. Sipas të dhënave të deritanishme, flakët kanë përfshirë rreth 10 hektarë tokë me ullinj.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikëset nga Mallakastra dhe Patosi për t’u ardhur në ndihmë banorëve në shuarjen e flakëve.
Terreni vështirëson ndërhyrjen në rrugën tokësore dhe flakët nga ana tjetër po favorizohen nga era e fortë.
Dyshohet se janë djegur rreth 2 mijë rrënjë ullinj deri më tani.