Veshja në tapetin e kuq të “Akademy Awards” është një nga pasarelat më të rëndësishme të vitit për burrat dhe gratë e Hollywood-it, pasi mund të ndërtojnë ose prishin reputacionin e tyre.
Ashtu sikurse veshja e duhur mund të ndihmojë të krijosh një status tëndin në botën e modës, një veshje e gabuar mund të të ndjekë përjetësisht dhe “USA Today” ka mbledhur aktorët që i konsideron si të veshurit më keq në “Oscars” të këtij viti.
Fatmirësisht të tillë ishin më pak se vitet e shkuara, por sërish emra si Emma Stone këtë vit na zhgënjyen.