Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e mandateve të opozitës, KQZ kërkesë Kuvendit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër Kuvendit, ku i kërkon shpjegime lidhur me specifikimet për vakancat pas vendimit të deputetëve të opozitës për djegien e mandateve.

Në letrën dërguar Kuvendit, KQZ-ja kërkon më tepër shpjegime prej tij mbi dokumentet e dërguara lidhur me dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet.

Kërkesa e KQZ ka për qëllim saktësimin, pasi janë vërejtur paqartësi në specifikimet ligjore në dokumentin ku kërkohet nisja e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.

Sipas KQZ, 56 njoftimet për dorëheqjen e të deputetëve të opozitës nuk janë korrekte, pasi në to nuk përcaktohet krijimi i vakancave, sikundër parashikon ligji zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *