Vendosni fjalën kyçe....

Fëmijët e fillores në Britani do mësojnë në shkollë mbi seksin homoseksual dhe transgjinor


Qeveria Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar do të njoftojë planet për futjen e mësimeve mbi seksin homoseksual dhe atë transgjinor për nxënësit e shkollave fillore, pavarësisht se një peticion zyrtar kundër kësaj lëvizjeje, ka marrë më shumë se 100,000 firma.

“Sunday Times” raporton se kurrikula e re është finalizuar pas një konsultimi gjashtë mujor me Departamentin e Arsimit dhe do të shtrihet në të gjithë shkollat e Mbretërisë së Bashkuar duke filluar nga viti shkollor 2020-21.

Ai do u mësohet nxënësve nga mosha pesë vjeçare dhe do të jetë e paligjshme që prindërit t’i marrin fëmijët e tyre jashtë klasës për mësimet në shkollën e mesme, që do të thotë se të paktën një seri leksionesh e edukimit seksual – dhe ndoshta shumë më tepër – do të ndiqet nga secili nxënës.

Peticion popullor që e kundërshton këtë vendim është dërguar në parlament dhe do të debatohet në Dhomën e Komuneve të hënën, ndonëse nuk pritet të ndikojë shumë në vendim.

Propozimi ka hasur në rezistencë nga komunitetet konservatore, duke përfshirë disa myslimanë dhe hebrenj.

Pyetjet e diskutuara gjatë mësimeve të listuara në propozimet aktuale për kurrikulën, do të përfshijnë: “Kur është mirë që dikush të më prekë?” për 3 vjeçarët dhe “Pse jemi të gjithë të ndryshëm? A është mirë të jesh ndryshe?” për 7 vjeçarët. Në moshën 11 vjeç, fëmijët pritet të diskutojnë “Cili është dallimi në mes të transvestit dhe transseksualit?”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *